BURREL

Digjet gjatë natës një automjet luksoz në Burrel. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se një automjet tip “BMW X6” është djegur në orët e para të ditës së premte në lagjen “Drita” në qytetin e Burreli, por nuk bëhet e ditur se në pronësi të kujt është mjeti.

Ndërkohë policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj dhe ka marrë në pyetje pronarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb