DURRËS

Një makinë ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Durrës. Sipas burimeze zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 09:10, në Xhafzotaj.

Policia thotë se dyshohet se si pasojë e një difekti teknik, ka marë flakë mjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit E. Ll., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: