Deputeti i PD, Tomor Alizoti dënon veprimet e kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se premtoi shpërblim për efektivët e Policisë së Shtetit që t’i shtyjë të dhunojnë protestuesit.

Përmes një reagimi, Alizoti shprehet se kreu i qeverië po sillet si diktatorët në grahmat e fundit të tyre kur përdorin çdo mjet në funksion të kërcënimit me qëllim frikësimin.

“Edi Rama do bëjë ciklin e të gjithë diktatorëve. Ata kur janë në grahmat e fundit shkojnë drejt kërcënimit. Por diktaturat bien nga paaftësia”, shprehet Alizoti.

Reagimi i plotë
Thirrja e policeve si mercenarë në pagesë kundër studentëve është shenjë e qartë e panikut.
Edi Rama do bëjë ciklin e të gjithë diktatorëve.
Ata kur janë në grahmat e fundit shkojnë drejt kërcënimit. Por diktaturat bien nga paaftësia.
Ai është i paaftë të lexojë katastrofën ku është zhytur, ata që e rrethojnë janë të paaftë ta këshillojnë dhe ndalojnë.
Ndaj i hakërrehet studentëve si një shtazë dhe duartrokitet nga të vetët.
Nga sot, pas mesazhit paranojak, përballë studentëve dhe qytetarëve nuk janë më policë, por mercenarë të kryebanditit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb