Edin Dzeko-Salah, dikur ishin një nga dyshet më të bukura në Serie A. Tifozët e Romës kanë qenë më fat teksa kanë shijuar live disa nga “magjitë” e tyre. Dy sulmuesit takohen sërish, këtë herë si rival, teksa të mërkurën Liverpool viziton “San Siro” në kuadër të sfidës së vlefshme për 1/8 e Champions League.

Në lidhje me këtë sfidë ka folur për La Gazzetta dello Sport, Francesco Totti, ish kapiteni legjendar i Romës: “Do të jetë një spektakël të shohësh Dzeko kundër Salah, dy lojtarë shumë të fortë. Tek Roma formonin një ndeshje fantastike. Nuk ishte një rastësi që Dzeko shënonte aq shumë gola në atë kohë, ka qenë meritë edhe e Salah”, theksoi ndër të tjera Totti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb