Kryeministri Edi Rama, së bashku me homologun e tij holandez, Mark Rutte, ka inspektuar kantierin e Piramidës, ku po ndërtohet qendra e teknologjisë digjitale.

Rama thekson se kjo qendër do të jetë më e madhja në rajon dhe po ndërtohet në bashkëpunim me studion holandeze MVRDV. Sakaq, kryeministri tregoi të gjithë godinën e “Piramidës” se çfarë ka pas përfaqësuar në kohën e regjimit komunist e çfarë pritet të shndërrohet me projektin e ri.

Rama gjithashtu tha se Tirana është kryeqyteti evropian për rininë dhe kur të përfundojë projekti i piramidës, mund të bëhet java holandeze ku do të thërriten të rinjtë nga Holanda.

Kjo javë do të shoqërohet me festa, muzikë dhe aktivitete të ndryshme.

“Kjo ka qenë muzeumi i vjetër i Enver Hoxhës dhe natyrisht ishte një tempull për jetën e tij. Kur gjërat ndryshuan Ky ishte tempulli, më pas këtu ka qenë një park. Kjo Mark do të përqendrohet në novacioni dhe në disa vende do të kesh mundësi të rrëshqasësh. Aty, është kulla më e lartë në Ballkan, rreth 44 metra dhe është bërë me gurë e ndërkohë gjithë fasada do të krijohet në mënyrë të tillë që të krijohet harta e Shqipërisë. Kjo përfundon vitin tjetër.

Duhet edhe një vit tjetër për të ndërtuar. Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë dhe po përpiqemi të kemi aktivitete kulturore. Do të organizojmë javën holandeze, do e organizojmë për gjithçka, do të kemi aktivitete të ndryshme. Për këtë duhet të punojmë me ambasadën. Pra, do të jetë ndryshe. Jemi të hapur për të rinjtë holandezë që duan të promovojnë punën e tyre”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb