TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta sfidon për të dalë në debat kryeministrin Edi Rama. Pas replikave të shkëmbyera sot në mëngjes në rrjetet sociale, ka ardhur dhe deklarata e dytë nga Kreu i Shtetit me tone më të forta. Meta i drejtohet kryeministrit Rama me fjalët ‘dil në përballje ose largohu!’.

Sipas tij, ‘kryeministri në detyrë’ mund të marrë edhe përforcime me vete.

Teksa Meta iu drejtua mëngjesin e sotëm me një mesazh Asamblesë së PS-së, Rama e pyeti sërish se çfarë borxhi i ka Shqipëria “që duron shkallimet e tij të përditshme që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb