Vidhet një banesë në Dimal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Goriçan të Dimalit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit me inicialet P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën dhe kanë marrë prej aty rreth 150 000 lekë të rinj, disa telefona dhe janë larguar.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.

Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb