Duket se edhe për pak ditë do të mund të shijojmë temperaturat e larta dhe jo normale për stinën e dimrit.
Megjithatë, në dhjetëditëshin e dytë të janarit duket se kjo do të ndryshojë, ku priten ulje të temperaturave.

“Do kemi një dimër të ngrohtë. Edhe janari pritet ë jetë me temperatura të më të lartë krahasuar me temperaturat normale
Ky muaj ka nisur me vranësira e reshje të pakta të izoluara në zonat malore.
Ndërkohë të shtunën në mbrëmje dhe të dielën priten reshje në të gjithë territorin.

Temperaturat parashikohen të jenë rreth 18-19 gradë, temperatura jo të zakonta kur jemi ne zemër të dimrit.
Në dhjetë ditëshin e dytë do ketë depërtim të rrymave të acarta, ku do shënohen edhe vlerat më të ulëta sa i përket këtij muaji duke ulur kështu temperaturat”, raporton Lajda Porja nga Meteoalb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: