Ish-mesfushori Igli Allmuça e di shumë mirë se çdo të thotë një derbi pasi ka luajtur për të tre ekipet e kryeqytetit. I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, Allmuça u shpreh se Tirana është superiore, ndërsa Dinamo do kohë pasi ka marrë lojtarë nga Kategoria e Parë.

Derbi – “Me të gjitha fanellat e kam përjetuar derbin, ai që përjetohet më shumë është Tirana-Partizani. Dinamo është një skuadër që i ka dhënë bukuri derbeve. Tirana dhe vite të tjera ka ngecur në Kupë, vjet u mund nga një skuadër e Kategorisë së Parë, nga Korabi. Në kampionat Tirana ishte superiore në të gjitha anët.

Dinamo – Transformimi i Dinamos në momentin që pëson golin e dytë, shthuret si skuadër. Mund të pësojë më shumë gola. Kjo vjen nga moseksperienca e lojtarëve, disa lojtarë i ka marrë nga Fieri që ra nga kategoria, Skuka ishte i Korabit.

Kupa për Dinamon është rrugë e gjatë, kundërshtari më i afërt është Partizani. Te Partizani nuk para kanë duruar me trajnerët, gjithmonë i kanë shkarkuar”, – u shpreh ish-mesfushori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb