UKRAINË – Çmenduri në Kiev, ku Dinamo fiton 3-1 kundër Guingamp. Tifozët vendas kanë pushtuar fushën për të rrahur tifozët bretonë, ç’ka ka bërë që arbitri të pezullojë ndeshjen për disa minuta dhe t’i mbyllë lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së kthimit për Kupën e Europës. Mbi 80 tifozë ukrainas hynë në fushë të zemëruar dhe nuk u ndalën as para “murit” të lojtarëve të tyre dhe as të atij të policisë. Pas përleshjeve të tifozëve, loja rinisi me tension, pasi duheshin vetëm 12 minuta që të dëgjohej fishkëllima e fundit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: