Nuk duhet t’u frikësoheni ndryshimeve, por duhet t’i hulumtoni dhe të mësoni se ç’është ajo që juve dhe partnerit tuaj apo partneres i përshtatet, sepse kjo është receta për jetë më të mirë seksuale, apo në këtë rast – “seks të ndyrë”.

1-Biseda
“Filloni bisedën me një gotë verë, në darkë apo në ndonjë ambient tjetër në të cilin ju ndiheni rehat”, këshillon seksologu Stacy Ellison. Lejoni një herë partnerit apo partneres që të shfaqë dëshirat e veta, sepse e gjithë kjo do të ketë lidhje me atë që ai apo ajo do. Kur t’ju vijë radha juve që të shfaqni synimet tuaja, tregoni pozitivitet dhe vetëbesim, transmeton tg.

2-Përgatitja
Shikimi bashkë i ndonjë filmi pornografik apo leximi i ndonjë literature erotike mund që të dy t’ju eksitojë dhe t’ju bëjë të hapur për ide të reja. Kur të jeni marrë vesh rreth lëvizjeve të reja seksuale të cilat dëshironi t’i provoni, bëjeni detyrën që ju takon, këshillon Ellison.

Pas gjithë kësaj, putheni dhe përqafojeni partneren tuaj dhe thoni se sa shumë jeni kënaqur në tërë këtë situatë. Pastaj, kur të kalojnë disa ditë, bisedoni lidhur me atë se çka kujt i ka pëlqyer dhe çka nuk i ka pëlqyer, në mënyrë që të jeni të sigurt që kjo përvojë e re seksuale të jetë e kënaqshme, si edhe që jeni të gatshëm ta përsërisni edhe një herë.
Cila është gjëja “më e ndyrë” që e keni bërë deri tani?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: