Njerëzit gjithmonë përpiqen për më të mirën. Shpesh bien në trishtim dhe pyesin veten, cfarë kanë bërë që të mos jenë të lumtur. Gjithmonë janë në kërkim të gjejnë mënyra për një jetë të lumtur.

Por lajmi i mirë është se jeta gjithmonë të jep mundësi të jesh i lumtur. Ndërsa ne na mbetet të shijojmë mundësitë. Megjithatë ja disa këshilla që të jeni i lumtur shumicën e kohës.

1. Boll menduat se cfarë mendojnë të tjerët rreth jush

2. Gjeni një hobi, bëhuni vullnetar, gatuani, dicka që t’ju bëjë të lumtur. Ushqeheni kete hobi, mos e lini pas dore. Do ndiheni ndryshe

3. Zbulo pasionet e tua ose ato që ke ndizi sërish

4. Jeni beqare? Gjej një të dashur, mundësisht një cdo javë dhe zhbirilojeni

5. Shko në një qendër kafshësh dhe luaj disa orë me ta. Do ndiheni ndryshe.

6. Kujdesuni për shëndetin, bëni jetë të shëndetshme

7. Atyre që do, shprehjani që i doni shumë

8. Buzëqeshuni të panjohurve

9. Për cdo mendim të keq apo shqetësues që ju vjen në mëndje, mos e mbani mendjen gjatë aty. Mendoni direkt për dicka pozitive

10. Nëse mund ta përballoni, hiqni mënjanë para për ndonjë udhëtim

11. Shkruani gjithmonë qëllimet tuaja

12. Zbuloni ndonjë aftësi të re nga vetja, qoftë dhe për t’ju sjellë në qejf

13. Bëni një përpjekje të dëgjoni njerëzit kur ata flasin dhe jo vetëm të prisni radhën të merrni fjalën direkt

14. Mbani miqtë që ndodhen aty për ju, lerini të shkojë kush nuk dëshiron

15. Mos u merakos se fotoja në Instagram nuk dha efektin e duhur, ti duhet të jetosh momentin, pavarësisht të gjithave

16. Thuaj ‘po’ më shpesh

17. Kërko ndihmë kur të nevojitet

18. Ndalo veten kur nis të gjesh justifikime. Në vend të tyre, gjeni zgjidhje

19. Falini ata që kanë gabuar me ju por mos harroni padrejtësinë që ju është bërë

20. Zgjidhni të luftoni me mencuri

21. Merrni një ditë komplet për veten tuaj edhe sikur të mos jeni duke bërë asgjë

22. Bëni një listë të gjërave që dëshironi dhe mundohuni ti realizoni

23. Kur gjërat shkojnë keq, mos harroni, kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë

24. Thuani të vërtetën, edhe kur ajo lëndon

25. Mos lëndoni të tjerët me dashje dhe vullnet

26. Humbisni në ritme muzikore, qofshin këto të rastësishme, në dhomën tuaj, apo diku në qytet

27. Mësoni se dashuria dhe lumturia vijnë njëkohësisht

Edhe dicka

28. Jepi vetes kohë!

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: