TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot përmes një postimi në facebook, Ditën e Eksodit Shqiptar. “Sot nderojmë edhe kujtimin e viktimave të pafajshme të luftës së Kosovës, fëmijët, gratë e të moshuarit e vrarë barbarisht, si edhe heronjtë dhe dëshmorët e rënë për lirinë e pavarësinë e saj.” Shkruan Meta bashkëngjitur videos.

Postimi i plotë:
Sot në Ditën e Eksodit Shqiptar, përkujtojmë vuajtjet, dhimbjet dhe sakrificat sublime të mbi 1 milion shqiptarëve, të cilët 21 vite më parë u dëbuan me dhunë nga Kosova martire, për shkak të gjenocidit dhe spastrimit etnik të regjimit kriminal të Millosheviçit!
Sot nderojmë edhe kujtimin e viktimave të pafajshme të luftës së Kosovës, fëmijët, gratë e të moshuarit e vrarë barbarisht, si edhe heronjtë dhe dëshmorët e rënë për lirinë e pavarësinë e saj.
Mirënjohje në veçanti për kontributin historik të popullit të Kukësit, të Tropojës dhe të Hasit, që edhe pse në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe sociale, mikëpritën dhe mbajtën peshën kryesore të bujarisë e humanizmit gjatë këtij eksodi biblik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: