Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, u dërgoi mesazh qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ai u shpreh se e ardhmja e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe se në këtë drejtim po bëhen përpjekje të mëdha që ky vizion të bëhet realitet.

Në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Kosta bëri thirrje që vendi të bëjë hapin e radhës përpara, duke aluduar në zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Qytetarë të nderuar të Maqedonisë së Veriut, sot ju drejtohem si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në Ditën e Evropës ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian – momentin kur vendet themeluese zgjodhën unitetin në vend të ndarjes dhe bashkëpunimin në vend të konfliktit. Vendosën të ndërtojnë një të ardhme të bazuar në paqe, liri dhe prosperitet mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore.
Vendi juaj është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian tashmë shumë vite. Është koha të bëhet hapi i radhës përpara. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa”, deklaroi Costa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb