Në spitalin “Liv Hospital” në Istinye të Turqisë, te tre pacientet nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë gati, për t’u futur në sallën e operimit, ankthi sot është shtuar dhe të gjithë po shpresojnë të dalin mirë. Pak minuta para operacionit doktori turk Çataj Ozturk dhe ekipi tij vijnë për të takuar pacientët, praktikë kjo që ndiqet përpara hyrjes në sallë.

Pacientet futen në sallë njëri pas tjetrit, prindërit janë në ankth. Ato kanë frikë dhe shpresë. Frikë se si do shkojë operacioni dhe shpresë së kjo do të jetë dita e fundit e vuajtjeve të fëmijëve të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=tD7IkARU7j4

Operacionet po zgjasin shumë, ankthi dhe stresi tek prindërit sa vjen e rritet. Mezi pop resin të dalin nga salla. Më në fund doktori doli, ata janë duke e pritur tek dera për të mësuar si ka shkuar operimi. Doktor Çataj u tregon se gjithçka ka shkuar mirë, u thotë të mos shqetësohen, dhe se ata bënë më të mirën e mundshme. Prindërit e dy vëllezërve nga Mitrovica dhe e ëma e Maries janë pak më të qetë tani, por sërish mezi presin t’i shohin fëmijët. Pas disa orësh Maria, Besniku dhe Lendriti dolën nga salla njëri pas tjetrit, operacioni ka shkuar mirë, por prindërit e tyre nuk do mund t’i shohin dot ende, pasi fëmijët do qëndrojnë dy ditë në reanimacion.

Do të jetë një natë e vështirë për prindërit që u duhet të presin plot ankth, por më shumë për pacientet, për ta, sonte është lufta e vërtetë me dhimbjet. Maria, Lendriti dhe Besniku do të qëndrojnë edhe një ditë në reanimacion, ditën e hënë do të dalin në pavjon. Gjendja e tyre ka qenë e qëndrueshme, po prindërit nuk mund të rrinë dot pa i parë. Kështu, pasi siguruam lejen, ato nisen për ti parë vetëm pak minuta në reanimacion. Nga momenti në moment, priten që tre pacientët të dalin nga operacioni. Prindërit janë duke pritur me padurim. Gjithçka shkoi me sukses.

Maria, Lendriti dhe Besniku kryen operacionin më të vështirë të jetës së tyre. Rreziku për jetën kaloi, tani do t’u duhet 3 deri në 6 muaj ta marrin vetën plotësisht dhe më pas mund të ndjekin ëndrrat e tyre. Mjeku turk thotë për gazetarin Ferit Lika se kurrizi i Marias u drejtua 90% dhe se pas 6 muajsh ato mund të vazhdojnë jetën normale, do të jenë të shëruar plotësisht ndërsa për dy vëllezërit drejtimi ishte 60%.

https://www.youtube.com/watch?v=gxMT6xkMJzw

“Skoliozat ne i ndajmë në tre gradë të deformimit. Dy vëllezërit i kishin ne një gradë shumë të përparuar, në gradën e tretë. Sidomos vëllai i madh e kishte edhe më të vështirë, trupi i tij nuk kishte elasticitet, ishte si i ngrirë. Ndërsa Maria ishte pak më mirë nga vëllezërit, por edhe ajo futej në grupin e dytë të skoliozave. Në rastet e skoliozave të vështira kërkohet një eksperiencë edhe nga ana e doktorit, sidomos për dy vëllezërit që ishin në një gradë shumë të përparuar. Në raste të tilla në preferojmë ti bëjmë në dy faza operacionet, prandaj dhe dy vëllezërit i bëmë me dy operacione, për arsye që edhe pacienti të mos lodhet dhe të mund ta përballojë, sepse një operacion i tillë kërkon orare shumë të gjata qëndrimi në sallë.

Tek vëllezërit drejtimi është bërë deri në 60%. Por për ne nuk ka rëndësi kjo. Më vonë do të përcaktohet tamam, kur të bëhet krahasimi i skanerave para dhe pas operacionit, por e rëndësishme është që rreziku për jetën ka kaluar, ndërsa tek Maria rregullimi është bërë gati 90%.Pas 6 muajsh ato mund të vazhdojnë jetën normale, do të jenë të shëruar plotësisht. Unë gjatë jetës time, kam operuar 12 mijë pacientë me skoliozë. Ndërsa në total më probleme të tjera me shtyllën kurrizore mund të kem bërë rreth 50 mijë operacione. Për mua këto tre operacione kanë qenë të suksesshme, çdo gjë shkoi siç duhej. Në lidhje më drejtimin nuk mund të bënim me shumë.

Ne mund të bënim një drejtim edhe 100 % por indet që janë lidhur me nervat, nuk e lejonin këtë, pasi pasojat mund të ishin fatale. Në kemi një monitor në sallën e operacionit, që na paralajmëron, se nuk duhet të futemi më tutje. Njëlloj si tërmeti që shkakton shkatërrim edhe ne nuk mund të futemi në atë zonë të nervit, pasi mund të sjellë shkatërrim”, tha për gazetarin Ferit Lika mjeku turk.

https://www.youtube.com/watch?v=2Dw9BwbmCSs

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb