Gazetari Ferdinand Samarxhi, i ftuar në studion e News24 ka folur për festën e Kurban Bajramit e cila mbahet ditën e nesërme.

Samarxhi tregoi se kjo festë ka si filozofi dashurinë e njeriut ndaj Zotit dhe se konsiderohet si një ditë e shenjtë.

“Kurban Bajrami është ditë e shenjtë e zotit, ka si filozofi të vet dashurinë e njeriut ndaj Zotit. Kur njeriu mbajti premtimin e dhënë para zotit, aty do shohim që është dhe madhështia e krijuesit për njeriun e tij, qe krijoi, e lindi dhe të posedojë gjithë universin, ta vendosë në shërbim të jetës. Kjo është esenca e kësaj dite. Dashurinë ndaj Zotit dhe Zotit për krijimtarinë e tij.

Kurbani si institucion ka zanafillën e tij që në lashtësi, kur njerëzit nuk kishin emancipimin e mendimit, përgatitjen për të kuptuar fenomenet, kërkonin të ishin pranë zotit, të fitonin simpatinë e tij, deri në flijim të jetës së tyre, kanë qenë akte makabre. Shkëmbenin jetën e tyre. Mirëpo këto në histori, këto praktika janë praktikuar në popujt e lashtë, egjiptianët, arabët, grekët. Edhe tek ilirët. Kohët pastaj s’mund të ndodhnin këto fenomene, prandaj besimi krijoi këto fenomene, zoti për ti ndërgjegjësuar”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb