Zv.kryeministri Erion Braçe ka rikujtuar edhe njëherë masat e reja lehtësuese që filluan nga sot më 11 maj duke paralajmëruar se asgjë nuk ka mbaruar.

Braçe thotë se zgjerohen zonat e gjelbërta, lejohet qarkullimi ndërqytetas deri në 21:00, si dhe hapen berberët, për të cilët nuk i ka shpëtuar detaji se gjatë gjithë pandemisë kanë punuar në fshehtësi.

Po ashtu zv.kryeministri thotë se fundi i kësaj gjendje mund të afrohet për mirë nëse çdo ditë bëhen gjërat e vogla, pra rregullat bazike.

 

STATUSI NGA ERION BRAÇE
#RREGULLORJA PER SOT E
GJITHE JAVEN;

Zgjerohen zonat e gjelberta dhe lejohet qarkullimi nga qyteteti ne qytet,
me makinen tuaj deri ne oren 21.00;

Ne makine lejohen edhe
dy pjesetare te familjes;

Me ne fund do keni nje berber hapur,
jo me fshehtas ku keni shkuar te gjithe,
hem si burre e hem si grua!

Keto me kryesoret!

Por mbi to, rregulli baze mbetet:
MBAJ DISTANCEN FIZIKE NGA TJETRI,
KUDO, SIDOMOS NE BERBERHANE KU MUND TE MERRNI GJITHCKA;
DHE MOS HARRO, LAJ DUART!

NUK KA MBARUAR ASGJE;
NE MUND TA AFROJME FUNDIN PER MIRE NESE BEJME CDO DITE GJERA TE VOGLA, RREGULLA TE THJESHTA;
RREGULLAT JANE PUTHJA,
ZGJATJA E DORES PER CILINDO!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb