Në ditën ndërkombëtare të Pastrimit, zona e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë qëndroi e hapur për vizitorët. Nxënësit vëzhguan nga afër procesin e menaxhimit të mbetjeve që nga peshimi e deri te kapsulimi i tyre.

Ata u njohën me menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet teknologjisë dhe zgjidhjet mjedisore që po realizohen në zonën e Sharrës. Më të vegjëlve ju rezervua qëndrimi në parqet e krijuara nga shoqëria Integrated Energy. Liqenet e pastra me biodiversitet të pasur janë një nga investimet që tregojnë, se çfarë ndodh kur mbetjet largohen nga natyra.

Nxënësit e arsimit fillor bënë një ndalesë gjithashtu në parkun e Sharrës, ku panë nga afër se si pas kapsulimit zona është populluar me kafshë miqësore me mjedisin. Kompania IEBV me ekspertizën dhe standardet e larta që ndjek, ka kthyer një tokë të kontaminuar në një terren të gjelbëruar dhe plot jetë, duke ulur përfundimisht nivelin e ndotjes në atmosferë.

Kompania IEBV është e angazhuar që jo vetëm në ditën ndërkombëtare të Pastrimit, por gjithmonë të japë kontributin e saj në informimin dhe sensibilizimin e popullatës mbi ndikimin e mbetjeve në mjedis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb