Përplasja mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e saj të shtatë, me tensione gjithnjë e më të larta në rajon dhe përtej. Në një intervistë për News 24, diplomati i karrierës Agim Nesho deklaroi se Irani është një sponsor i hapur i terrorizmit dhe përbën një kërcënim serioz për stabilitetin ndërkombëtar.

Sipas tij, Izraeli ka të drejtë të mbrojë qytetarët e vet dhe veprimet e fundit janë pjesë e kësaj strategjie mbrojtëse.

Konflikti, ndonëse i beftë, nuk ishte i papritur – dhe përplasja direkte mes Iranit dhe Izraelit po vlerësohet si një nga zhvillimet më të rëndësishme të dekadës në Lindjen e Mesme.

Diplomati i karrierës, Agim Nesho: Izraeli këkon të mbrojë popullsinë e tij deri në fund. U mor me Hamasin, Hezbollahun, Huthit dhe tani i kishte ngelur vetëm Irani. Irani është me një regjim të egër. Është regjim që nuk pranon bashkë-ekzistencën me kombet e tjera, Teherani i ka shpallur luftë SHBA-së dhe Izraelit. Izraeli nuk i bënte dot sulmet pa informuar Amerikën. Konflikti ishte i beftë, por jo i papritur. Irani ka dashur të sulmojë me raketa edhe Shqipërinë, për të sulmuar opozitën iraniane në vendin tonë.

Shqipëria është në fokus, por tani ka kaluar, kjo është përplasje direkte Iran-Izrael që është e rëndësishme për të dyja vendet. Izraeli goditi infrastrukturën ushtarake të Iranit. Irani gjithmonë ka sponsorizuar terrorizmin. Irani jo vetëm ka kundërshtuar, por edhe ka vrarë amerikanë. Amerikës i kërkohet bomba që mund të shkatërrojë centralin bërthamor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb