Me rastin e 30 Gushtit, ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar intelektualin dhe profesorin e zhdukur, Ukshin Hoti.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se Kosova 21 vite pas luftës pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i kushtëzojë Serbisë zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur gjatë luftës, e cila mbetet ende një mister.

Sipas Ballës, Kosovës i mungojnë 1647 qytetarë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
??????
30 Gushti është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kosova 21 vite pas luftës pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i kushtëzojë Serbisë zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur gjatë luftës, e cila mbetet ende një mister.

Kosovës i mungojnë 1647 qytetarë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare dhe personave të tjerë të pagjetur është sprovë e ndërgjegjes sonë politike e kombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb