Sot është një ditë vendimtare për Anis Mehmetin. Deri tani janë refuzuar miliona euro nga klubet e Championship, duke qenë se dëshira e Mehmetit është të vazhdojë me Ipsuiç në Premier Ligë.

Dhe pse në dy javët e para është lënë në tribunë, Mehmeti është i vendosur. Sulmuesi i Kombëtares kërkon të luftojë për një vend në skuadër.

25-vjeçari realizoi një ëndërr duke u ngjitur me Ipsuiçin në Premier Ligë. Deri tani regjistron dy gola dhe po aq asistime në 19 paraqitje.

Kjo është dita e fundit ku mund të ketë lëvizje në Angli. Reksam, Birmingem, Milluoll dhe Derbi mund të provojnë sërish për të arritur një akord.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb