Sezoni i pestë i serialit shumë të ndjekur të platformës Netflix, “The Crown”, duket se është një nga problemet që e shqetësojnë Mbretin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Sipas mediave britanike, monarku i ri është i shqetësuar nga përmbajtja e hidhur e këtyre serive, sa i përket pjesës së divorcit të tij me Princeshën Diana dhe lidhjes së dashurisë që u finalizuar me kurorëzim më pas me bashkëshorten Camilla.

Drama mbretërore shumë e dashur për publikun do të fokusohet në divorcin e atëhershëm të Princit dhe Princeshës së Uellsit në sezonin e saj të fundit, i cili do të publikohet më 9 nëntor.

Në fundjavë, një trailer i publikuar nga “The Crown” tregoi Princeshën Diana, të portretizuar nga Elizabeth Debicki dhe Princin Charles, të luajtur nga Dominic West, duke u përgatitur për intervista televizive rreth marrëdhënies së tyre.

Publikimi do të vijë dy muaj pas nisjes mbretërimit të Mbretit Charles III dhe “Pallati Buckingham”, sipas mediave po përgatitet juridikisht dhe moralisht që të mbrojë reputacionin e monarkut të ri, pasi një burim i lartë mbretëror theksoi se shfaqja është një “dramë, jo një dokumentar”.

Një mik i Mbretit tha se gjigandi ndërkombëtar i transmetimit Netflix nuk do të shqetësohej aspak “për prishjen e reputacionit të njerëzve”, duk mbrojtur Charles dhe duke e quajtur dramën si “shfrytëzuese”.

“Ajo që njerëzit harrojnë është se ka qenie të vërteta njerëzore dhe jetë reale në zemër të kësaj”, tha ai për The Telegraph.

Ndërkohë, mësohet se në serinë e fundit do të përfshihet edhe një reporter që i quan veprimet e çiftit mbretëror ‘të gjitha luftërat’, pasi martesa e tyre u përkeqësua.

Seria e pestë do të përfshijë vitet 1990, duke përfshirë ngjarjet nga viti 1992, annus horribilis e monarkes së ndjerë (viti i tmerrshëm) gjatë të cilit Princi Andrew dhe Princi Charles u ndanë nga gratë e tyre, ndërsa Princesha Royal u divorcua nga burri i saj Mark Phillips dhe një pjesë e Kalasë Windsor u dogj.

Ajo do të nisë me Sir John Major si Kryeministër dhe do të përfundojë me ardhjen e Tony Blair në pushtet, ndërsa gjatë kësaj kohe, Princi Charles i pranoi Jonathan Dimbleby se kishte kryer tradhti bashkëshortore me Camilla Parker Bowles, tashmë bashkëshortja e tij.

Gjithashtu do të shfaqet princeshë Diana e intervistuar nga Martin Bashir për “Panorama” në një intervistë që ka pasur pasoja prej vitesh. Vdekja e Princeshës Diana, e cila ndodhi në vitin 1996 nuk do të mbulohet deri në serinë e gjashtë dhe të fundit.

Ndërkaq, sezoni nuk është shtyrë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe nuk është bërë asnjë ndryshim në përmbajtjen e tij në dritën e ngjarjeve të këtij muaji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb