Man.United reagon shpejt pas humbjes së pësuar përballë Newcastle, “djajtë e kuq” thyejnë në “Old Trafford” 1-0 Brentford duke marrë një trepikësh jetik që i mban në zonën Champions. Ten Hag i falet edhe një herë yllit të ekipit Marcus Rashford autor i golit të vetëm në minutën e 27-të.

United kishte gjithçka në kontroll, rrezikuan pak, por nuk ishin as brilant, por trajneri Ten Hag vlerëson lojën e shfaqur nga djemtë e tij:

“Luajtëm një futboll të mirë, mbi të gjitha në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte më shumë një betejë. Rashford? Edhe një herë tregoi se është në top formë, shpresoj që ta bëjë diçka të tillë deri në fund të sezonit”, u shpreh Ten Hag.

Një fitore të thellë 5-1 në transfertë përballë West Ham siguroi Newcastle. “Qymyrxhinjtë” përforcojnë pozitat e tyre në zonën Champions, për momentin ndodhen në vendin e tretë në kuotën e 53 pikëve, por aq sa dhe United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb