I ati i 20-vjeçares që u kap mat nga familjarët e të shoqit duke e tradhtuar këtë të fundit, ka dhënë dëshmi ngjethëse në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti.

Ai ka rrëfyer se vajzën e ka gjetur të tronditur, ndërsa shton se familjarët e dhëndrit e kishin goditur në kokë. Burri theksoi se nuk i kanë kërkuar falje. Ai tha më tej se djali i është larguar nga shtëpia dhe ata vetë nuk dalin në fshat, për shkak të paragjykimeve që ndeshen.

Babai i vajzës: Vajza ishte e tronditur! Nuk i flisja në fillim, por më pas e afrova. Nuk ishin shpërndarë videot ende në rrjete sociale. Të martën në darkë filluan videot dhe morën të tjera përmasa. Unë do bëhesha zot i vetes për vajzën. Do e shëroja. Atë e kishin goditur edhe nga koka.

Evis Ahmeti: Kur e keni pasur kontaktin e fundit me krushkun dhe krushkën?

Babai i vajzës: Të shtunën, shkova te lokali. Nuk më kanë kërkuar falje, absolutisht jo. Meqenëse vajza kishte marrë rrugë të gabuar pse s’më tha? Panë gjithë ato burra vajzën time lakuriq. Pse shan tani ai. Pse na shan neve, çfarë i kemi bërë. Nusen e kam marrë në Dibër, ata janë shqetësuar sepse thonë më kanë sharë vajzën. Djali më ka ikur nga shtëpia, nuk vjen. Nuk dalim me pirë kafe në lokal, jemi izoluar. Jam tepër i tronditur. Bukë hamë shumë pak, kemi shkuar në fund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb