Diaspora nuk ka munguar në këtë protestë të 13 që po mbahet në Tiranë. Mesazhi është një dhe i vetëm, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Shqiptarë nga Londra, Italia, Athina, Gjermania, kanë qenë të pranishëm në këtë tubim. Gjithashtu paralajmërohet se nesër pjesëmarrja do të jetë edhe më masive. Protestës i është bashkuar edhe djali i ish-deputetes së PS, Shega Ligori i cili iu drejtua turmët duke thënë se protestat 13-ditore i kanë djegur neuronet Edi Ramës.

“Nesër vjen gjithë Diaspora. Nesër akoma më shumë”, u shpreh një protestues.

“Administrata është peng i Ramës. Ishin në atë miting të turpit. Ta ngremë zërin edhe për ata. Kam mbaruar studimet në Gjermani… Ja keni djeg neuronet Edi Ramës…I ka lëshuar flamengot e nuk po i mbledh dot më fare. Kur themi Shqipëri e Re, duhet të flasim edhe një ekonomi…”, u shpreh një student shqiptar i cili jeton në Gjermani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: