VLORE- Familjarët e autorit të masakrës së Selenicës janë larguar nga fshati, pasi djali i tyre, Ritvan Zykaj, vrau tetë kushërinjtë e tij.

Mësohet se Sadik dhe Lindita Zykaj së bashku me djalin e tyre, vëllain e Ritvanit, pasi janë thirrur një ditë më parë në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Vlorës për t’u pyetur rreth ngjarjes, nuk janë kthyer më në fshat.

Babai i Ritvanit, duke dënuar ashpër veprimin e të birit, mësohet t’i ketë deklaruar oficerëve të policisë se nuk ka guxim të shkojë në familjet e xhaxhait dhe kushërinjve.

Burimet pranë familjes pohuan se bashkëshortet Sadik dhe Lindita Zyka, së bashku me djalin tjetër dhe vajzën, janë zhvendosur tek një i afërm i Linditës, ndërsa nuk dihet se si do të shkojë fati i tyre pasi aktit makabër që ndërmori djali i tyre, Ritvani, i cili u duk se çdo gjë e kreu në kushtet e qetësisë, nisur dhe nga veprimet që pasuan vrasjen.

I vetmi nga familja e autorit që ka mbetur në fshat është gjyshi i tij, i cili edhe pse nipi i tij shkaktoi tragjedinë, ka pritur dhe përcjellë në familjet e viktimave njerëzit që i shprehin ngushëllimet.

Gjyshi i autorit, Kujtim Zykaj, një ditë më parë dënoi aktin ekstrem të nipit të tij, teksa nuk gjendet justifikimin për atë çfarë shkaktoi Ritvan Zyka, i cili nuk kurseu as fëmijët e mitur të kushërinjve, shënjestër e armës së tij gjatë pasdites së të premtes.

24-vjeçari Ritvan Zykaj pritet të përballet të hënën me togat e zeza ku do të njihet me masën e sigurisë. Pasi u arrestua nga policia ai nuk shfaqi pendesë, madje u përpoq të justifikohej duke thënë se kishte arsye për të kryer masakrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb