Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar për situatën problematike të zjarreve në Vlorë.

Në një status në Facebook, Meta ka ndëshkuar papërgjegjshmërinë  e institucioneve duke thënë se ky krim mjedisor ka pasoja tepër të rënda për shëndetin e banorëve dhe turistëve dhe se gjithashtu dëmton imazhin  e Vlorës dhe të Shqipërisë.

REAGIMI:

Në kulmin e sezonit turistik është e papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore në Vlorë që vazhdon prej mesditës si pasojë e djegies së mbeturinave!

Neglizhenca dhe papërgjegjshmëria për menaxhimin e situatës nga Bashkia e Vlorës dhe Qeveria po i kushton shumë turizmit shqiptar.

Ky krim mjedisor, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, dhe që dëmton seriozisht imazhin e Vlorës dhe Shqipërisë, meriton reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb