Mungesa në grand slam të Australian Open mund t’i kushtojë shumë tenistit serb Novak Djokovic, që rrezikon të humbasë kreun e renditjes botërore. Ai është kampion në fuqi në këtë turne, por për shkak të dëbimit nga Australia, ai do të humbasë 2000 pikë.

Kjo mund të çojë në rrëzimin e tij nga froni në rast se këtë turne e fitojnë numrat 2 dhe 3 në botë, respektivisht rusi Daniil Medvedev e gjermani Alexander Zverev. Ndërkohë, telashe të tjera për Djokovic, pasi sponsori kryesor mund të ndërpresë bashkëpunimin pas ngjarjeve të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb