Kreu i PD, gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me mbështetësit e PD, i ka bërë thirrje partive të reja opozitare të bashkohen me PD në luftën kundër një armiku, që Berisha e quajti të përbashkët.

Berisha tha se PD do të bëjë gjithçka që ky bashkim të ndodhë, ndërsa ka drejtuar apelin ndaj të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare, shoqëria civile, intelektualë, studentë e pensionistë.

Sali Berisha: ne nga protesta nuk heqim dorë kurrë. Do të bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare. I bëj thirrje të bashkohemi, është koha të bashkohemi kundër një armiku të egër. I bëj thirrje shoqërisë civile që ka mbetur jashtë kontrollit të Edi Ramës, të bashkohen me ne. Shihni cfarë qëndrimi mizor mbajtën ndaj Aulon Kalasë që në cdo protestë ka protestuar miqësisht dhe me dinjitet. I bëj thirrje intelektualëve dilni nga konformizmi juaj se është shkatërrimtar. Duhet ti dilni zot vendit tuaj se po shkatërrohet

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb