Dyndje pensionistësh në pikat e postës shqiptare në kryeqytet. Shkak për këtë radhë të gjatë është bërë hyrja në fuqi e aktit normativ të qeverisë për shpërndarjen e bonusit të paketës sociale për pensionistët në masën 3 mijë lekë për 3 muaj rresht si dhe indeksimin e pensioneve në 3.3%. Pensionistet presin me orë në radhë, por thonë se nuk janë të kënaqur dhe se me paratë shtesë do të marrin bukën e përditshme.

“30 mijë lekë bonus, 30 mijë lekë blen 20 ditë bukë. Çfarë i kënaqur, buka ka shkuar 120 lekë”.
“Atë 30 mijë lekëshin na e dhanë. Asgjë s’do bëjmë çfarë janë 30 mijë lekë? Do blejmë 30 bukë. Nuk jemi të kënaqur”.
“Mua më është rritur 20 mijë lek indeksimi të kënaqur jemi do kompensojmë çmimet e larta”.
“Indeksim dhe 30 mijë lek do marrim ato që na nevojiten për shtëpi. Vendimi i qeverisë i mirë port ë kishte edhe më shumë”.
“170 e kisha mu bë 175 mijë lekë. Dy kafe do blej dhe 1 kg sheqer”.

Dyndja e pazakonte e pensionistëve këtë 1 prill në zyrat e postës shqiptare konfirmohet edhe nga drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado i cili thotë për News 24 se vetëm në orët e paradites janë shpërndarë 30 mijë pensione.

“Po është e vërtetë që ka një dyndje qytetarëve drejt sporteleve të postës shqiptare për të tërhequr pensionet dhe deri në orën 10:45 janë paguar 30 mijë pensione nga të cilat 18 mijë kanë marr bonusin prej 3 mijë lekësh. Kategoritë që përfitojnë bonus prej 3 mijë lek do ta marrin në të njëjtin ditë me datën e pensionit”, tha Hado.
Qeveria ka vendosur në dispozicion një fond prej 36 mln dollarë për indeksimin e pensioneve të cilën e përfitojnë 673 mijë pensionistë.
“Indeksim disa kufi mund tua them pensionet minimale urbane që kanë qenë sipas skemës së vjetër u rriten me rreth 5 mijë lekë. Pensioni social rritet në 260 lekë shkon nga 7843 në 8102, ndërkohë që po të marrim një pension 300 lekë të vjetra i shtohet pensioni gati 10 mijë lekë”, tha Hado.

Ndërsa 434 mijë pensionistë do të përfitojnë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës në masën 3 mijë lekë. Kreu i ISSH thotë se pensionistët duhet ta tërheqin bonusin brenda tre muajve në të kundërt ata e humbin këtë mundësi.

“Janë 441 mijë përfitues nga ISSH që e përfitojnë këtë bonus për tre muaj rresht prill, maj, qershor dhe kjo është mbështetje buxhetore për të përballuar rritjen e çmimeve në periudhë të caktuar dhe në qoftë se qytetari nuk e tërheq do të thotë që nuk është konsumim i mallrave dhe shërbime kjo është mbështetje financiare e dhënë nga buxheti i shtetit për të përballuar çmimet”.

Në total fondi për indeksimin dhe paketën e rezistencës kap shifrën e 8.5 mld lekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb