TIRANË

63-vjecarja Enriketa Gjuzi, e aksidentuar një ditë më parë nga moderja e njohur sportive Ilda Bejleri, ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, në pritjë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Nga shtrati i spitalit, Gjuzi rrëfen për gazetarin Erion Skëndaj, për ‘BalkanWeb’, gjithë sa mban mend nga aksidenti i një dite më parë. 63-vjecarja tha se ishte duke kaluar rrugën në momentin që është aksidentuar nga moderatorja Bejleri. Ndonëse e pranon se nuk ndodhej te vizat e bardha, Gjuzi thotë se ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup njerëzish, kalimtarë të rastit.

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjetit që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës” – tregon 63-vjecarja.

Gjuzi kujton se ishte ndihmuar nga një drejtues tjetër automjeti, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan e tij shtatzënë. ‘Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj.” – tha nga spitali 63-vjeçarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb