Kërcënimet e presidentit Donald Trump për sulm ndaj Iranit pas rrëzimit të dronit amerikan u tërhoqën, pas një sërë këshillash nga gjeneralët, diplomatët dhe këshilltarët e tij.
Por, në mesin e zërave që u rreshtuan fuqishëm kundër vendimit të Presidentit Trump ishte edhe moderatori i “Fox News”, Tucker Carlson.

“The New York Times” shkruan se ndërsa këshilltarët e sigurisë kombëtare po nxisnin një sulm ushtarak kundër Iranit, Carlson në ditët e fundit i kishte thënë Trump se përgjigjja ndaj provokimeve të Teheranit me forcë ishte çmenduri.

Sipas Carlson, nëse Trump do të niste një luftë me Iranin, ai mund t’i thoshte lamtumirë re-zgjedhjes së tij.
Këshillat që Trump dëgjoi nga Carlson reflektonin një pjesë të zërave presidenciale që gjithmonë kanë hezituar të tërheqin “këmbëzën e pistoletës”.

I zellshëm dhe konfrontues siç shfaqet në publik, Trump është tërhequr disa herë nga përdorimi i forcës, i bindur se Amerika ka humbur shumë jetë dhe shumë para në luftërat e pakuptimta në Lindjen e Mesme dhe është i kujdesshëm të mos përsërisë atë që ai i konsideron si gabimet e paraardhësve të tij.

Siç kanë argumentuar Carlson dhe skeptikët e tjerë, një sulm kundër Iranit mund të kthehej lehtë në një luftë të plotë pa një fitore të lehtë. Por, si Trump e cilësoi do të ishte kundër asaj për të cilën ai ishte zgjedhur.

“Për ata që duan të kritikojnë presidentin, unë do të thoja se ata duhet të jenë mirënjohës që nuk janë ata që duhet të marrin atë vendim. Unë e pash tepër të shqetësuar atë lidhur me këtë çështje”, tha senatori Jim Risch.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb