Kompozitori serbo-kroat Goran Bregoviç mësoi dje të dielën se për arsye “sigurie” i ndalohet hyrja në Moldavi, një vend që është fqinj me Ukrainën dhe ka forcuar kontrollet kufitare që nga shpërthimi i konfliktit të armatosur në shkurt 2022.

Sipas shtypit, pozicionet pro-ruse të muzikantit me sa duket luajtën një rol në këtë vendim, pasi artisti i famshëm, 73 vjeç, “mbështeti hapur aneksimin e Krimesë”, kur dha një koncert në mars 2015.’

“Me keqardhje ju informojmë se Goran Bregovic dhe grupi i tij nuk do të mund të performojnë sonte, për arsye që nuk kanë të bëjnë as me organizatorët dhe as me artistët, ” tha Festivali Muzikor Gustar.

“Për fat të keq, ata nuk u lejuan të hynin në Republikën e Moldavisë ndërkohë që kishin zbritur tashmë në aeroport, sipas një mesazhi të postuar nga organizatorët e festivalit në platformën Facebook.

Z. Bregovic, sipas deklaratës së tij të lëshuar nga organizatorët, është “shumë i zhgënjyer” që ai u dëbua “pa asnjë shpjegim zyrtar”.

“Unë jap koncerte njëri pas tjetrit me muzikantët e mi në të gjithë Evropën dhe nuk kam hasur kurrë në ndonjë problem,” shtoi ai. Dje ishte planifikuar të performonte edhe grupi ukrainas Kalush Orchestra, i cili fitoi Eurovision 2022.

Në një njoftim për shtyp, roja kufitare moldave deklaroi se ata “i mohuan hyrjen 29 të huajve, përfshirë Goran Bregoviq, “gjatë 24 orëve të fundit”.

“Organizatorët janë informuar paraprakisht për këtë ndalim, i cili është vendosur nga viti 2022”, si pjesë e “masave të sigurisë” të vendosura në koordinim me shërbimet e inteligjencës dhe partnerët ndërkombëtarë, shtoi i njëjti burim.

Autoritetet në ish-republikën sovjetike janë në gatishmëri të lartë mes përshkallëzimit të tensioneve me Moskën. Kishinau ankohet se po bëhen përpjekje për të destabilizuar qeverinë pro-perëndimore në mënyrë që një qeveri pro-ruse të marrë pushtetin.

I lindur në Sarajevë në vitin 1950 nga një nënë serbe dhe baba kroat, Goran Bregoviç, ylli i rock-ut i ish-Jugosllavisë, lulëzoi në vitet 1970 dhe 1980 kur ai kryesoi grupin Bijelo Dugme (“Butoni i Bardhë”).

Më pas, kitaristi i rock-ut u shndërrua në kompozitor, duke shkruar muzikën e filmit të Emir Kusturitsa (Koha e Ciganëve, Underground), si dhe francezi Patrice Serot (La Reine Margot, 1994).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb