TIRANE

Për bashkëkryetaren e komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari, reforma zgjedhore nuk përjashton ndryshimet në kushtetutën e vendit, jo vetëm në Kodin Zgjedhor. Në një prononcim për mediat në përfudim të takimit, Hajdari çmoi si shumë të rëndësishme transparencën në këtë proces, ndërsa theksoi se gjithçka kryhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtareve.

“Ramë dakord për kalendarin, çështjet që do shtrojmë. Të gjitha duan kohën e duhur dhe seriozitetin e duhur që te jemi në gjendje të arrijmë në dakordësi. Me rendësi është të arrijmë në një produkt final, që të jetë i duhuri dhe më i përshtatshmi për të garantuar të drejtën e zgjedhurit, t’i heqim presionin politik, që qytetarët e kanë patur të pamundur të mendojnë të lirë.

Me rëndësi është transparenca e kësaj tryeza, mbikëqyrja e ndërkombëtarëve. Sot ka patur prezencë të OSBE e BE-së, gjithashtu ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik.  Pra ka një angazhim të fortë në lidhje me ketë tryezë. 15 marsi datë është ambicioze dhe shumë e pamundur, por ekspertët do ulen do punojnë paraprakisht, nëse është e nevojshme do ketë ndryshime edhe në kushtetute, jo vetëm ne Kodin Zgjedhor.” u shpreh Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb