Mustafa Nano, kandidat për ambasador i Shqipërisë në Zvicër, ka dalë sot para Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, ku u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se nuk e ka aspiruar këtë pozicion, por shton se gjithmonë e ka pëlqyer këtë shtet dhe mendon se do të jetë një eksperiencë interesante.

“Është moment i veçantë, sepse kam më shumë se dy dekada që nuk e kam menduar se do ndodhesha në këtë detyrë. Nuk e kam aspiruar këtë pozicion. Por megjithatë shpresoj që detyra e ambasadorit që unë po kërkoj të jetë po ashtu interesante, por nuk kam dyshime sidomos edhe për faktin që do të jem në Zvicër, (nëse do të zgjidhem), sepse është një vend që e dua shumë dhe e kam dashur gjithmonë… besoj bini në një mendje me mua që është një vend i mrekullueshëm!

Është një vend i mirë për të bërë detyrën e ambasadorit sepse ka një komunitet shqiptarësh aty. E kam përfytyruar punën e ambasadorit si një detyrë të fisshme dhe shumë aktiv në vendin ku është. Do kuroj marrëdhënie mes dy shteteve, do ta bëj këtë me dëshirë dhe me zell ”, tha ai mes të tjerash.

Ndërkohë nënkryetari i këtij komisioni, Agron Gjekmarkaj tha se në këtë pozicion, do të dëshironte një kandidat që vinte nga ministria e jashtme dhe që ka një eksperiencë mbi 30-vjeçare, dhe jo një njeri anonim.

“Do preferoja një të ministrisë së jashtme që ka 30-40 vite eksperiencë, përballë një anonim nga jeta publike që mund të jetë hyzmeqari i dikujt, që nuk i çon asnjë peshë Shqipërisë por e shëmton shërbimin diplomatik”, tha Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: