Me çati të rënë, pa dyer e dritare e me mure plot lagështi, kjo ishte gjendja e banesës së ish-minatorit Ali Qisheku në Shupenzë të Bulqizës, i cili bashkë me të birin drejtuan apel për ndihmë në News24.

Të gjendur në varfëri ekstreme, të vetmet të ardhura që ata kishin për të jetuar vinin nga mbledhja e hekurave dhe materialeve të tjera metalike përgjatë rrugës Maqellarë-Shupenzë, ndërsa çdo ditë flinin me frikën se banesa mund të shembej e t’i zinte poshtë.

pas transmetimit të rastit në News24, emigrantë, biznesmenë të zonës dhe institucione të tjera në Bulqizë mundësuan ndërtimin e një banese të re për Ali Qishekun, i cili thotë se jeta e tyre ka ndryshuar rrënjësisht, duke falënderuar kontributorët. Dëshmi kjo, se pas vështirësive vjen gjithnjë lehtësimi.

Skamja në familjen Qisheku nuk është rast i izoluar, shumë minatorë pas daljes në pension jetojnë në kushte të vështira, ku mungesa e një trajtimi ekonomik të denjë i ka gjunjëzuar përballë varfërisë ekstreme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb