Një qytetar nga Fieri ka ngritur një sërë arsyesh për të cilat kanë dalë në protestën kundër Edi Ramës.

“Kemi 1001 arsye të dalim në protestë. Çfarë do bëjë babai im me 100 mijë lekë pension? Po ne rinia? Po fëmijët e mi? Janë tallur vetëm gënjeshtra.  Kryetarët e komunave me gënjeshtra me tallje. U kërkojnë karta identiteti sa votues ke, po nuk pate kaq vota ik nga puna. Ne do ngunjohemi këtu dhe këtë protestë nuk do e lëmë…Unë nga Fieri po vij, Bujari vjen nga Gjermania. Qeveria vetëm tallava, pse të marr benzina 200 lekë, naftë 220 lekë? Po fermerët, ku çuan paratë…Naftën e blen me 200 lekë fermeri.ne këtu na ka deri sa ta shporrim, Rama në burg, Berisha në burg”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb