Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës për ish-drejtuesit e UÇK-së. Në një dalje për mediat Berisha akuzoi Ramën se ka bërë punë të ‘pista’ të Vuçiç-it.

“Ky bën sikur të jetë mision i përfunduar. Nuk flet! Mos harroni, në mënyrë skandaloze, në një takim në Uashington ku ishte presidenti Trump, për bordin e Paqes, ku një paragraf të tërë për Hagën që nuk kishte asnjë lidhje. Ishte përpjekja e tij për të shpëlarë krimin e shëmtuar që ka kryer ndaj Kosovës. Më thanë se presidenti mendoj se mos ishte fjala për Vjosa Osmanin! Rama po fshihet, se qëndron në disa mënyra pas kësaj. Bëri punët e Vuçiçit. Ishte një pretencë e bazuar te deklaratat e Vuçiçit.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: