Kandidati për deputet i PS-së Plarent Ndreca deklaroi sot në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ se pas vendimit të SHBA-ve për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, kishte parashikuar që ky i fundit do të kthehej në një rol dominues në PD.

Ndërkohë që këtë opsion e kundërshtoi deputeti i zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi, duke shtuar se Berisha është në shtëpinë e vetë në PD dhe se nuk ka ikur si anëtar.

PJESË NGA DISKUTIMI NË STUDIO
Këlliçi:
Takimi mes zotit Basha dhe Berishës askush nuk e di se çfarë kanë diskutuar. S’ka asnjë ndodhi, asnjë lajm. Janë takuar në ditën e votimet në parti. Ka shkuar në zyrën e zotit Basha. Ai votoi zbatoi procedurat. Nuk kam koment dhe s’dua të aludojë për komente. Berisha ka thënë; “Unë do të shfrytëzoj të gjitha hapësirat e mia kushtetuese”. Ai ka thënë se është konsistent në deklaratat e tij.

Ndreca: Unë e kam parashikuar këtë gjë në një emision në ditën kur u publikua shpallja non grata të Berishës. Duke e njohur profilin e tij politik kam thënë se nuk e përjashtoj faktin që ai të kthehet si kryetar i PD, apo në një rol dominues. Për shkak se e konsideroj se ai PD e ka përdorur gjatë kësaj kohe si një mburojë të atyre mëkateve që e rëndojnë mbi shpatullat Ndoshta do e shtojë dozën e përdorimit të PD.


Këlliçi:
Kjo nuk është e vërtetë që të thoni se Berisha po përdor PD-në. Ka një limit. Personi që rrëzoi diktaturën po na del se krijon një mburojë në PD, mbrohet.

Ndreca: Duke njohur profilin e zotit Berisha, historikun, dhe duke parë raportet se si zoti Basha ka ardhur në PD, pasi s’ka ardhur me djersë, kam menduar kështu. Kam konsideruar që nuk e kam përjashtuar dhe tani, faktin që ai të kthehet në PD. Pse do të kthehet zoti Berisha?

Këlliçi: S’ka asgjë më shumë se sa deklarata. Zoti Berisha s’ka ku të kthehet, se është në shtëpinë e vet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb