Një aksident i dyfishtë u shkaktua në rrugën transbalkanike, ku drejtuesi i mjetit në tentativë për tu larguar nga vendngjarja e aksidentit të parë ku kishte përplasur një grua, shkaktoi një aksident të dytë me një automjet të tipit “Peugeot”.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se shoferi i cili ka shkaktuar aksidentet është shtetasi Arlind Lagji, ish-drejtuesi i Doganës në Fier, i përfshirë pak kohë më parë në një skandal ku u denoncua se kishte rrahur dhe kërcënuar një shtetas, pasi ai e akuzonte se kishte marrëdhënie intime me gruan e tij.

Çifti i përfshirë në atë ngjarje ishin Algert Beluli dhe Anxhela Ngjeqari, ndërkohë që Algert Beluli publikoi audio-përgjime me ish-zyrtarin Lagji, ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb