LIBRAZHD

Një 62- vjeçar është arrestuar nga Policia pasi në gjendje të dehur goditi një prej efektivëve.

Policia u informua se 62- vjeçari me inicialet M.B, po sillte shqetësim dhe menjëherë një patrullë shkoi për ta dërguar në spital.

Por M.B, kundërshtoi policët duke goditur një prej tyre dhe kështu u arrestua.

NJOFTIMI I POLICISË

Librazhd

Në gjendje të dehur, kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë, vihet në pranga 62-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. B., 62 vjeç, banues në Librazhd. Pas një telefonate në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Librazhd për një shtetas në gjendje të dehur që sillte shqetësim, menjëherë ka shkuar patrulla e Policisë për ta shoqëruar në spital, por shtetasi ka kundërshtuar duke e goditur punonjësin e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb