Një protestues, i cili u ngjit në podium me vajzën e tij të vogël deklaroi se ka marrë pjesë me qëllim që t’i kërkojë Ramës të dorëhiqet pasi ka vrarë shpresën.

Ai tha se kur emigroi në Gjermani kishte me vete vetëm 2 euro.

“Në 2015 ika si azilant djalin e mora 7 muajsh dhe gocën e linda jashtë.

Kam ardhur të them “Rama jepe dorëheqjen”. Fëmijëve duhet t’ju mësojmë atdhedashurinë, përveç Taulant Ballës duhet të respektojmë të gjithë Librazhdin.

Kur ika në 2015 kisha në aeroportin e Hamburgut vetëm 2 euro e 30 cent dhe ika për shkak të këtij maskarait. Dua të them se mua më mundi dhe ika dhe këtu mbrapa është ai që na vrau shpresën.

Do ta paguani një ditë, as dheu nuk do t’ju tresë sepse nuk e pranon racën tuaj”, tha ai.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb