Një nga protestuesit që ka marrë fjalën në tubimin që po mbahet para Kryeministrisë ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunoviç, e cila deklaroi për mediat në Serbi “se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit do ta spastronte etnikisht Kosovën më 1998”.
Protestuesi ka kërkuar që ministrja serbë të shpallet persona I pa dëshiruar në Republikën e Shqipërisë, ndërsa ka shtuar se diplomacia e Tiranës dhe ajo e Prishtinës duhet të bashkëpunojnë më shumë.
“Isha dhe javën e kaluar dhe fola këtu. Unë jam krenar për të gjithë këto flamuj. Unë dua ta nis së pari me një denoncim për një ministre serbe, e cila foli për spastrim etnik.
Dua që ta shpallim person ta padëshiruar. Unë dua që diplomacia shqiptare të jenë më shumë aktive në lidhje me ndërkombëtare. Ne duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim.
Isha në Kukës dhe kanë vendosur doganë për të paguar 5 euro. Ajo është tarifë më e lartë se në SHBA.
Ne duam që të zhvillohemi dhe të shkojmë në BE. Pa ndihmën e SHBA, ne asnjëherë nuk ia dalim. Unë do marr pjesë në samitin e BE. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”, tha ai.
