Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli do të rikthehet në Partinë Demokratike.

Berisha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Topalli do të bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e 30 prillit.

Ylli Rakipi: Marrim Jozefina Topallin. Ajo i ka thënë gjërat doktor edhe para jush, se ju tani po i thoni. Pse nuk është Jozefina në PD? Përse nuk po i riktheni këta që largoi padrejtësisht Lulzim Basha?

Sali Berisha: Ajo do të rikthehet në PD, do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar.
Për hapjen, dy do të jenë drejtimet. Së pari, rikthimi i të gjithë vlerave në PD. Së dyti, afrimi me PD, i dhjetëra, qindra, specialistëve, ekspertëve, intelektualëve, të formuar, në Shqipëri dhe jashtë. Nëse patë KOP-in në 2005, ju garantoj se ai do të tejkalohet shumë herë. Po punohet intensivisht në këtë drejtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb