Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj është shprehur se amnistia fiskale do të amnistojë vetëm paratë joformale por që rrjedhin nga burim i ligjshëm dhe jo i paligjshëm.

Denaj e ftuar në emisionon ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se paratë të cilat do të amnistohen do të futen në filtra dhe nëse dalin se rrjedhin nga burim i paligjshëm do të sekuestrohen.

Qëllimi sipas Denajt i amnistisë fiskale nuk është për të amnistuar gjithë paranë ”cash” në ekonomi por vetëm atë jo formale por që rrjedh nga burim i ligjshëm dhe jo aktivitet kriminal.

”Kjo do të ndahet në mënyrë shumë të qartë. Nuk është për të amnistuar të gjithë paranë cash që ndodhet në ekonominë shqiptare. Të ardhurat jo formale por të ligjshme, të gjithë rrugët e tjera lidhur me punë të pandershme, veprimtarive kriminale nuk janë subjekt i amnistisë dhe do të vijojnë të luftohen me të njëjtat institucione. Do të kalojnë në disa filtra.

Ai do të kalojë në analiza të tjera të informacionit. Dhe nëse do të vërtetohet që vijnë nga burim i paligjshëm atëhere i sekuestrohen.
Ne e kemi filluar me një ligj betejën kundër ekonomisë ”cash”. Jo vetëm për të parë se kush i ka siguruar por edhe që mos vijojë më. Ka dhe një pjesë të mentalitetit por edhe prej informalitetit. Ka dhe disa biznese që për të mbijetuar në treg.”- u shpreh Denaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb