IRAK- Një adoleshent pjesë e ISIS ka vrarë veten me arsyetimin se familja nuk e kishte martuar dhe ky fakt është zbuluar nga një letër që kishte lënë i ndjeri para se të vriste veten.

“Familja ime e dashur, më falni. Mos u mërzitni dhe mos vishni rroba të zeza të zisë. Ju kërkova të më martoni dhe ju më refuzuat. Kështu, me ndihmën e zotit unë do të martohem me 72 virgjëresha në parajsë”.

Kështu shkruan në letrën e një 15 vjeçari dërguar familjes para se të bënte vetëvrasje me bombë vitin e kaluar. Bashkë me vetën ai vrau disa ushtarë irakian. Këto ishin fjalët e nxënësit Alaa Abd al-Akeedi.

Letra e tij nuk i ishte dorëzuar kurrë familjes. Ajo ishte në mesin e shumë letrave që ‘ushtarët’ e ISIS lënin pas, para se të kryenin vetëvrasje, duke vrarë njerëz të tjerë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: