Teksa pritet që të nisë sot punimet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë plani i ri i rritjes, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama thekson se ky plan do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit.

“MIRËMËNGJES ⭐️
dhe me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: