Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë e LGI, ndërsa u shpreh se kanë qenë shpresa dhe forca e të rinjve dhe të rejave.

Kryemadhi theksoi se sot gratë përballen me sfida të mëdha dhe se nuk është dhënë as edhe një mbështetje ndaj tyre.

Kryetarja e LSI ka renditur problemet me të cilat përballet shoqëria, pensionistët, të rinjtë dhe jo vetëm, duke theksuar se ndihma ndaj pensionistëve duhet të jetë e drejtpërdrejtë.

E ndalur tek deklarata e kryeministrit Edi Rama se shumë shpejt do të fillojë ballafaqimi i pagave të deklaruara me stilin e jetesës që bëjnë qytetarët, Kryemadhi e quajti atë qesharake.

“Gratë  në LSI vërtet kanë qenë të padukshme, por i kanë fuqinë dhe shkëlqimin. Të gjithë ata të rinj dhe të reja që  ishin pjesë e LRI, kanë dhënë shpresë. Nënat kanë brumosur fëmijët që të jenë pjesë e LSI dhe nëpërmjet e LSI të jenë pjesë e qeverisjes. Pra pa fuqizimin, forcën e tyre për të qenë pjesë dhe për të mos u dorëzuar, do të ishte e pamundur që ne të ishim këtu ku jemi. Pjesa më e madhe kanë përballuar një fushatë të egër, pasi kishin përballë edhe bandit. Sot disa nuk kanë ardhur, por jam e bindur se na ndjekin. Të gjithë ne sot jemi koshient që taksat e larta dhe mungesa e qeverisë për të ndihmuar biznesin janë zero. Kemi borde pafund por asnjë ndihmesë për gratë, qoftë edhe ato të bizneseve. Kemi pafund gra që janë elitë në shoqëritë ku jetojmë. Sot fondi i kërkimit shkencor është zero. Sot vërtet kemi 700 mijë të papunë por ato janë edhe të paprofesionalizuar,  ndërsa biznesi ecën me hapa të shpejtë”, tha Kryemadhi, duke shtuar: “Sot më vinte për të qeshur kur dëgjova kryeministrit se do të bënte publike pagat. Kryeministri nuk di që shqiptarët po vishen me rroba të përdorura , konsumojnë më shumë rroba të përdorura se sa bukën e përditshme dhe këtë e quan luks.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb