DURRËS

 

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga një shtetas, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi dyshohet se kanë djegur një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Maskuri.

Në pranga është vendsur 54-vjeçari Muharrem Çaushi, ndërsa është shpallur në kërkim 39-vjeçari Kujtim Çaushi. Dy burrat besohet se kanë djegur 180 rrënjë ullinj në pronësinë e I. T.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Muharrem Çaushi, 54 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Kujtim Çaushi, 39 vjeç, (vëllezër), banues në Maskuri, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: