Kastrioti mori një fitore të vyer 1-2 në fushën e Vllaznisë, në sfidën e Abissnet Superiore. Aralica realizoi për ekipin e Plorit, ndërsa krutanët iu falën dopietës së Hasanit. Pas 90 minutëshit, tekniku i Kastriotit, Emiliano Çela u shpreh i lumtur për 3 pikët. Gjithashtu, Çela komplimenton djemtë për paraqitjen dhe për përmbysjen.

 

“Sinqerisht e besoja që do të përmbysnim rezultatin. Në pjesën e dytë po luanim në sulm dhe jam i shumë i kënaqur. Doja ta shikoja skuadrën në disavantazh pasi kemi pasur probleme kur pësonim gol. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët dhe është e kot ta them, por kam heronjë që bëjnë një punë të jashtëzakonshme në stërvitje dhe ajo që bëjmë në stërvitje shfaqet në fushë në lojë.Dua t’i bëj thirrje emisioneve që flasin me një përçmim për Kastriotin dhe merren me gjyqtarët dhe çdo gjë tjetër dhe jo me punën tonë. Nuk mendoj se nuk ishte agresiv Chelsea apo Interi dje, por nuk e kuptoj pse këta njerëz venë në studio si tifoz dhe nuk flasin për lojën tonë.

Çështja e mbijetesës nuk është mbyllur akoma pasi ka ende shumë ndeshje. Nuk mund të flasim për gjëra të ekzgjëruara pasi duhet të presim fundin e kampionatin. Ne duam që të luajmë në Krujë e të jemi afër tifozëve tanë pasi vetëm kështu ngrihet klubi. Tani jemi skuadër dhe nuk mund të quhemi klub pasi nuk kemi fushë stërvitje dhe stadium në Krujë.Jam i kënaqur, por mos harroni që kemi një staf shumë të zoti dhe jemi kryesisht të rinj e të apasionuar për futbollin” – tha ai.

Kastrioti renditet e shtata me 31 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb